Ndarja e çmimeve Oscar shoqërohet përherë nga ngjarje të çuditshme. Edhe ky edicion nuk kishte si të mos ishte I tillë.
Sipas gazetës “Los Angeles Times” gjatë festës në përfundim të ceremonisë, aktores Frances McDormand iu vodh kupa e shumëpërfolur e “Best Leading Actress”.
Por autoritetet kanë arritur të arrestojnë 47 vjeçarin Terry Bryant, si i akuzuar për vjedhjen që do të kthehej nē skandalin më të madh të historisë së Oscars.
Briant kishte publikuar një video ku shihej duke e puthur trofenë të cilën e kishte vjedhur nga aktorja.
