Flamuri kuq e zi shpaloset në “Santiago Bernabeu”, kush është shqiptari që hyri në fushë

0
138

Dje skuadra e Real Madridit siguroi finalen e Ligës së Kampionëve, duke mundur me rezultatin 4-3 ndaj Manchester City-t.

Në stadiumin e “Santiago Bernabeut” është shpalosur edhe flamuri shqiptar. Një tifoz shqiptar u ka shpëtuar rojeve të sigurisë dhe ka vrapuar për të takuar idhullin e tij, Karim Benzema, me flamurin kuq e zi në dorë.

Mediat raportojnë se i riu që u fut në fushë është një shqiptar nga Shkupi i cili quhet Agim, jeton në Frankfurt të Gjermanisë dhe menaxhon një local shumë të njohur. Duket se ai është një tifoz i madrilenëve, dhe për këtë shkak ka marrë përsipër rrezikun për t’u ndëshkuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here