Flamurtari shpartallon Luftëtarin me rezultatin 6-1 / Novi: Do kërkojë dorëheqjen

0
177

Duke parë renditjen dhe pikët, pritej një ndeshje e ekuilibruar, por nuk ndodhi aspak kështu. Flamurtari ka mundur Luftëtarin me rezultatin 6-1 . Ndërsa trajneri i gjirokastritëve, Neritan Novi është shfaqur më shumë se i zhgënjyer dhe shprehet se do kërkojë dorëheqjen.
”Janë ndeshur sot dy nga ekipet më me emër të Superiores, të Shqipërisë, por për fat të keq kanë rënë. Më vjen keq për humbjen e thellë që pësuam me vendin e fundit, por e them se me këtë humbje e meritojmë plotësisht vendin e fundit. Si trajner mbaj përgjegjësitë e mia dhe do t’i kërkoj presidentit dorëheqjen time.
E kam thënë edhe herë të tjera që në grup kemi lojtarë të rinj pa eksperiencë që kanë të ardhme, por nuk e durojnë dot presionin. Kjo ndeshje më ka mërzitur shumë, nuk e duroj dot që javë pas jave të pësoj 5 apo 6 gola. Nga shtatori deri tani, kanë ikur nga Luftëtari 12 lojtarë, nuk është e lehtë për asnjë ekip. Kanë mbetur të rinj që kanë kontrata 2-3 vjeçare me Luftëtarin.
Pavarëisht humbjeve janë me perspektivë. 5-6 janë grumbulluar nga ekipi komëbtar. Më shumë më djeg humbja në Vlorë me ekipin e fundit, prisja që minimalja të merrnim barazim, humbaj 6-1 do mendohem, do i kërkoj presidentit dorëheqjen”, u shpreh Novi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here