Flet nipi i 82-vjeçarit që vrau gruan në Përmet: E kishte dhunuar edhe më parë gjyshen

0
199

Një ngjarje e rëndë tronditi Përmetin ditën e djeshme, 82-vjeçari Leonidha Peçi vrau me shkop druri gruan e tij 80-vjeçare Afroviti Peçi.

Nipi i çiftit Peçi, djali i vajzës që kishte ndërruar jetë pak vite më parë i ftuar në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24 se shkonte shpesh te gjyshërit, por nuk kishin probleme. Ai tha se tezet e tij i kishin kërkuar të dyve të shkonin në Greqi të jetonin me to, por nuk kishin pranuar.

Ai pohoi se disa vite më parë gjyshja e kishte denoncuar gjyshin për dhunë.

“Ka pasur denoncim nga e ndjera para disa vitesh. Kanë humbur dy fëmijët. Nuk e di nëse kanë pasur probleme të shëndetit mendor. E kemi kuptuar që gjyshi nuk ishte mirë, i bëmë të tëra. Nuk pinte. Daja ka shumë vite që ka ndërruar jetë, ndërsa nëna ime 4 vjet.

Unë vija shumë shpesh, i pyesja si jeni, më thoshin mirë. Nuk më tregonin.

Marrëdhënia e nënës sime me gjyshërit ishte shumë e afërt. Nga ana ekonomike ishin mirë, nuk kishin probleme

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here