Flet para prokurorëve 38 vjecarja R.I. për afërën gjyqësore

0
502

Gruaja që denoncoi për favore seksuale kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, ka dhënë deklarime para prokurorëve të Krimeve të Rënda, të cilët e kanë marrë në pyetje për 6 orë një ditë më parë. Me celjen e hetimeve në rreth audiopërgjimit që e R.I. realizoi me gjyqtarin Boçi, Prokuroria ka filluar me dëshminë e 38-vjeçares nënë e dy fëmijëve. Ajo ka shpjeguar me detaje të gjitha bisedat me gjyqtarin gjatë takimeve me të, në lidhje me proceset gjyqësore që kishte të hapura për pronësinë. R.I. i është përmbajtur versionit që u publikua të enjten mbrëma në emisionin investigativ “Stop”, duke treguar se Boçi i ka kërkuar favore seksuale për ta ndihmuar në procesin gjyqësor. Madje ajo ka theksuar se në emision janë transmetuar vetëm 4 minuta regjistrim, kur në fakt ajo ka dorëzuar biseda që zgjasin më shumë se 50 minuta. Po kështu, R.I. ka dëshmuar para prokurorëve se bashkë me përgjimet ku gjyqtari i kërkonte favore seksuale u ka dorëzuar gazetarëve edhe regjistrime ku ai e kërcënonte. E dëmtuara ka dhënë shpjegime të hollësishme para hetuesve të Krimeve të Rënda për rrethanat se si është takuar me kryetarin e Gjykatës, i cili ishte mik i babait të saj e më pas vendimin për të kryer një aludoi përgjim, që ta denonconte atë publikisht. Burime nga organi i Akuzës thane per Jugunews.net se 40-vjeçarja R.I. ka treguar para hetuesve të gjitha peripecitë që ka kaluar, që nga njohja me bashkëshortin, martesën në moshë shumë të re, kontratën fiktive të shitjes së pronës që i ka kaluar vjehrrës dhe divorcin. Ndërsa ka vijuar më pas me kalvarin e proceseve gjyqësore, deri te njohja dhe takimet që ka zhvilluar me kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi. Gruaja 38 vjecare, ka pranuar se historia e ka fillesën në momentin e nisjes së procedurave të divorcit me bashkëshortin, ku më pas i është drejtuar Gjykatës për ndarjen e pasurisë, duke qenë se i kishte të dy fëmijët nën kujdestari. Ajo ka shpjeguar se ka kërkuar në gjykatë shpalljen e pavlefshme të kontratës fiktive të kalimit të pronësisë së banesës nënës së bashkëshortit, që ishte bërë vite më parë. Padi të cilën ish-vjehrra e saj e kishte kundërshtuar duke kërkuar rrëzimin e kërkesës. Duke mos pasur rrugë tjetër për të zgjidhur problemin e saj, ajo ka kërkuar ndihmën e kryetarit të gjykatës, i cili ishte mik i të atit. Por, gjatë bisedave me të, ka kuptuar se ndihma e tij ishte thjesht e orientimit për të paguar lekë e në fund arriti deri aty sa i kërkoi favore seksuale në çdo takim. Vendimin për regjistrimin e bisedave me gjyqtarin Boçi, ajo ka treguar se e ka marrë pas vendimit të Shkallës së Parë, ku gjyqtarja Blerta Çibuku kishte vendosur në favor të ish-vjehrrës. Rudina ka shpjeguar se biseda është regjistruar në kohën kur dosja ishte në Gjykatën e Apelit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here