
Një e treta e ekonomisë globale do të jetë në recesion këtë vit.
Kështu ka paralajmëruar kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Kristalina Georgieva tha se viti 2023 do të jetë “më i ashpër” se viti i kaluar pasi SHBA, BE dhe Kina i shohin ekonomitë e tyre të ngadalta.
Lufta në Ukrainë, rritja e çmimeve, normat më të larta të interesit dhe përhapja e Covid në Kinë po rëndojnë mbi ekonominë globale.
Në tetor, FMN uli perspektivën e rritjes ekonomike globale për vitin 2023.
“Ne presim që një e treta e ekonomisë botërore të jetë në recesion”, tha Georgieva në programin e lajmeve të CBS Face the Nation.
Më tej ajo paralajëmroi se paralajmëroi se Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë, do të përballet me një fillim të vështirë të vitit 2023.