Folklori korsikan, ka mbërritur në Gjirokastër, përmes interpretimit të “Cantemu Inseme”, grupit francez, i cili për herë të parë, ka performuar për artëdashësit gjirokastritë. Në fakt ka qenë një iniciativë e Shoqatës “Argjiro” me drejtuese Ilda Mara, ajo që zgjoi interesin e anëtarëve të këtij grupi francez, që të interpretojnë pjesë të zgjedhura nga repertori i tyre, në skenën e improvizuar të kështjellës së Gjirokastrës. Ideja ka qenë në kuadër të projektit ndërkombëtar kulturor “Takimet muzikore të dy botëve”, që mbështetet nga Ambasada Franceze në Tiranë dhe gjetur përkrahjen nga ana e Bashkisë së Gjirokastrës. Për organizatoren e këtij aktiviteti Ilda Mara, grupi folklorik francez, performon dhe ballafaqohet në Gjirokastër, me polifoninë vendase cka është një ndërthurje mes dy kulturave në monumentin kulturor sic është kalaja e qytetit.
Edicionet e Festivalit “Takimet muzikore të dy botëve” kanë kurorëzuar 10 vjetorin në Gjirokastër këtë vit. Këto aktivitete, kanë si synim, shndërrimin në një traditë të gjithhershme për të ndihmuar rritjen e shkëmbimeve kulturore mes Shqipërisë, Evropës e më gjerë, në shërbim të vlerave kulturore, intelektuale, artistike, por edhe historike e njerëzore duke i dhënë hov jetës kulturore-artistike të qytetit dhe të nxisë e të promovojë turizimin në Gjirokastër.