Fondacioni “Niko Gjika”, ndan cmimet për mësues dhe nxënës ekselentë përmetarë

0
263

Fondacioni “Niko Gjika” me kryetar të Bordit Drejtues intelektualin dhe biznesmenin Vasil Gjika, vendosi të stimulojë financiarisht me 500 mijë lekë, çdo vit mësuesit dhe nxënësit përmetarë të spikatur në fushën e arsimit.

Përzgjedhja e fituesve është kryer prej mësuesve sipas procedurave të përcaktuara nga Bashkia e Përmetit dhe fondacioni në fjalë. Çmimet u shpërndanë më katër ditë më parë ndaj

Spiro Dhame me çmimin “Mësuesi Ynë” me motivacionin “Për punë me përkushtim ndër vite, për arsimimin dhe edukimin e fëmijëve dhe të rinjve duke lënë mbresa të pashlyeshme ndër ta dhe opinionin publik qytetar”.

Astrit Arizi u vleresua me çmimin “Drita e Dijes” me motivacionin “Për angazhimin në dhënien e njohurive me nivel të lartë profesional, shkencor dhe pedagogjik, duke krijuar breza të dalluar nxënësish që kanë shkëlqyer në olimpiada kombëtare dhe ballkanike. Gëzon respekt në kolegë dhe opinionin publik qytetar”.

Miranda Habili u vleresua me çmimin “Fjalët e Qiririt” me motivacionin “E dalluar në përkushtimin dhe devotshmërinë e saj për ushtrimin e detyrës së mësueses duke krijuar breza të tërë nxënësish të shkëlqyer të cilët sot edhe pse janë prindër dhe profesionistë të suksesshëm, mbajnë marrëdhënie të ngushta me mësuesen e tyre. Gëzon respektin e kolegëve dhe komunitetit në tërësi për figurën e saj të lartë që dëshmon si mësuese dhe drejtuese.

Çmimi “Lulet e Veres” i’u akordua nxënëses së klasës së IX shkolla “Nonda Bulka”, Kledina Hamataj me notë mesatare 10 duke vijuar traditën ekselente të shumë viteve shkollore të mëparshme. Fotjona Carka nxënëse e klasës IX në shkollen 9-vjecare “Kamber Bënja” Këlcyrë me notë mesatare 10.

Eva Rrumbullaku nxënëse e vitit të III në Gjimnazin “Sejfulla Malëshova” Këlcyrë me nota ekselente. Alba Thanasi nxënëse e vitit të III në Gjimnazin “Sami Frashëri” Përmet me notë mesatare 10 duke vijuar traditën ekselente të shumë viteve shkollore të mëparshme.

Bjoni Mërkuri nxënës i vitit III në Gjimnazin “Sami Frashëri” Përmet me notë mesatare 10.  Joan Janku student në Universitetin Politeknik të Tiranës dega Inxhinieri Informatike, bursë studimi me motivacion “Për rezultate të shkëlqyera në perfundimin e shkollës së mesme në të gjitha lëndet dhe vecanërisht në Maturën Shtetërore duke shprehur formim cilësor, profesional si dhe sjellje shembullore qytetare e figurë të pastër morale.

Kryetari i Bashkisë së Përmetit Niko Shupuli, ka shprehur falenderime të vecanta për këtë gjest fisnik të familjes Gjika dhe i siguron ata se do jenë gjithmonë të gatshëm për të bashkëpunuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here