Formohet Task-Forca për parandalimin e kultivimit të kanabisit

0
144

Formohet Task-Forca Rajonale me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Astrit Aliaj, ka formuar Task-Forcën mesditën e sotme me përbërjen e drejtuesve më të lartë vendor si kreu i Policisë Rajonale, kreu i SHISH, drejtues vendor, etj.

Në fokus të mbledhjes së parë të këtij organi ka qenë parandalimi dhe veprimtaria sinjalizuese ndaj luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike. Në fjalën e tij, prefekti Aliaj, ka kërkuar bashkëpunim jo vetëm nga Policia e Shtetit, por edhe prej strukturave të tjera ligjëzbatuese apo dhe ato të qeverisjes vendore.

Ajo cka tërhoqi vëmendjen në këtë takim, ishte prezenca e disa drejtuesve institucionesh të cilët nuk kanë lidhje fare me luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Nuk është hera e parë por as e fundit që organizohen takime të këtij karakteri ndërkohë që Gjirokastra në vitet e fundit, ka qenë “hambar” i kanabisit.

Shkruaj nje koment