Forumi qytetar, jetëzim i demokracisë

0
544

Nga Viktor Avdia

Forumi qytetar i organizuar nga PD-Sarandë, si një mundësi për mbajtjen gjallë të demokracisë në këtë qytet. Prej shumë vitesh në qytetin e Sarandës është gjithmonë e vështirë për të thithur mendimin qytetar. Sipas të gjitha gjasave, partitë politike mbyllen në vetvete për të ruajtur sekrete që askujt nuk i interesojnë por vetëm disa personave të paktë në numër që kurorëzohen drejtor, apo kanë përfitime materiale etj, etj. Por një ditë më parë, dega e PD-Sarandë, inicioi një takim të quajtur “Forumi Qytetar”. Dhjetëra intelektualë, përfaqësues të shoqërisë civile, medias etj, u ftuan të flisnin rreth problemeve që shqetësojnë qytetin duke kaluar kufijtë e një partie dhe duke vënë në fokus interesin e qytetit. Të pranishmit folën për dhjetëra shqetësime të cilat jane evidente në qytet prej shumë vitesh. Specialistë të mjekësisë ngritën probleme të shumta të këtij sektori, po ashtu ata të bujqësisë etj. Pozitiv është fakti se në këtë “Forum Qytetar” që mund ta organizonte edhe një parti tjetër por gjë që ska ndodhur deri tani, binte në sy përfshirja e të rinjve për të shprehur hallet dhe shqetësimet e tyre. Mjaft prej tyre vunë në dukje se qyteti nuk ka më shpirt jete të bukur në stinën e dimrit dhe kjo duket e frikshme pas një emigrimi të madh nga Saranda drejt Europës vecanërisht këto dy vitet e fundit. Urojmë që ky “Forum Qytetar” i iniciuar nga PD-Sarandë, të jetë në vijimësi dhe të plotësojë atë mungesë informacioni që ka Saranda për veten e vet. Pavarësisht forcës politike që është në pushtet, vet pushtetarët janë të interesuar të dinë cfarë hallesh ka populli. Komunikimi qytetar-administratë, ka nevojë për takime të tilla më shumë nga partitë që vijnë në pushtet. Ky forum i një dite më parë, pati efekt mjaft pozitiv pasi shumë intelektualëve që donin të publikonin disa mendime apo propozime, i’u dhanë mundësitë të shpreheshin hapur me idete e tyre duke përfituar falë audiencës së zgjedhur. Demokracia në qytete të vogla si Saranda ku edhe media kombëtare rrallë vjen për t’i dhënë rëndesi primare, është e brishtë dhe ndonjëherë e varur nga partitë politike dhe jo nga qytetari . Takime të tilla e vendosin qytetarin apo intelektualin në vijë të parë të mendimit duke mundësuar jetëzimin e ideve. Mjaft njerëz në Sarandë nuk pyeten asnjëherë. Nuk pyeten kur miratohet buxheti, nuk pyeten kur kryhen investime, përmendim këtu investimin për qëndrën e Sarandës që po zhvillohet këto ditë, asnjë forum i hapur nuk u zhvillua të dëgjohej zëri i qytetarit. Përse mos të ndërrmerrej një hap i tillë? Në këtë rast PD-Sarandë, ishte e para që ftoi komunitetin e qytetarëve e intelektualëve, të afroheshin në një dëgjesë publike që urojmë mos të jetë e fundit. Pse jo edhe parti të tjera të marrin iniciativa të tilla. Le të thyejnë kufijtë e interesit të ngushtë këto parti dhe të dalin me qytetarin në mbrojtje të interesave të tij. “Forumi Qytetar” i zhvilluar me kujdesin e kryetarit te PD Hariz Mema, mori një interes të madh edhe në rang kombëtar duke parë se edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, mungojnë nisma të tilla larg luftës tradicionale politike. Nga disa qytete që tashmë janë metropole, erdhi sinjali se hapa të tillë forcojnë besimin se PD, tashmë po shkon në drejtim të qytetarit duke i hapur atij të gjitha portat, përfshi këtu edhe mundësinë e të shprehurit për secilin nga ne. Tashmë Saranda mbetet si pikë referimi për forume të tilla që zgjojnë besimin tek qytetari se demokracia egziston dhe se cdo njeri mund të ketë rolin e tij për të ardhmen e këtij vendi. Ftesa për shumë intelektualë dhe njerëz të thjeshtë në Sarandë në forume të tilla, kishte vite që nuk egzistonte ndaj vlerësimet për takimin e fundit të quajtur “Forumi Qytear” forcon më tepër besimin që njerëzit të shikojnë opozitën e sotme si vlera deokratike e besimit qytetar.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here