FOTO/50 pemë në 50 vjetorin e shkollës 9- vjeçare “Urani Rumbo”.

0
266

Nxënësit e “Urani Rumbo” mbjellin pemë

Nën moton “Mbill dhe ti pemën tënde” nxënësit e shkollës 9vjeçare “Urani Rumbo” në Gjirokastër janë bërë promotorët e parë të ndryshimit.

Nisma e ndërmarrë në kuadër të 50 vjetorit të shkollës ka gjetur mbështetjen e nxënësve, prindërve, ish – nxënësve dhe ish – mësuesve të kësaj shkolle të cilët kanë kontribuar për blerjen dhe mbjelljen e 50 pemëve frutore dhe dekorative në parkun e Viroit.

Një pemë e mbjellë sot jetëzon te secili prej nesh sigurinë për një të ardhme në të cilën harkohet ylberi i ngjyrave të dijes, paqes, dashurisë”.

Ka qenë ky mesazhi i përcjellë nëpërmjet kësaj inisiative që përfshiu grupmosha të ndryshme me inisiatorë kryesorë vetëm fëmijët.

Secili prej tyre ka mbjellë në hapësirën e gjelbërt të parkut pemët me emrin e vet duke hedhur kështu hapat e parë në pyllëzimin e zonës.

Parku I Viroit është e  vetmja hapësirë çlodhjeje dhe gjelbërimi për Gjirokastrën. Tashmë për gjirokastritët, ajo është kthyer në vendin kryesor të argëtimit, gjatë fundjavës dhe ditëve festive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here