FOTO/Aksident tragjik në aksin Tepelenë-Krahës, gruaja vdes në vend, burri në gjendje të rëndë

0
170

Një grua ndërroi jetë në një aksident tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tepelenë-Krahës.

Ajo udhëtonte me bashkëshortin e saj në një tip të automjetit Volkswagen, kur u përplasur me një furgon, që po po udhëtonte drejt Sarandës.

Përplasja ka rezultuar fatale për gruan, e cila ndërroi jetë në vend, ndërsa bashkëshorti i saj mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për të kuptuar shkakun e këtij aksidenti të rëndë. Mësohet se nga furgoni nuk kanë mbetur persona të lënduar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here