FOTO/ALARM !!!!Del nga shtrati përroi tek varrezat, bllokohet qarkullimi në aksin Gjirokastër-Kakavije

0
160

Bllokohet aksi nacional Gjirokastër-Kakavije.

Pjesa e poshtme e qytetit gjatë orëve të mbasdites së sotme është përmbytur nga ujërat e shumta si pasojë e rreshjeve që kanë rënë gjatë gjithë ditës papushim.

Për gati 45 minuta, është paralizuar lëvizja e automjeteve në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, përballë varrezave të qytetit në kufi me Lazaratin. Përroi i u tejfry duke dalë nga shtrati i tij i zakonshëm dhe vënë nën vete rrugën. Për rrjedhojë, me dhjetëra automjete që qarkullonin në të dy anët e rrugës, janë bllokuar derisa kanë ndërhyrë fadromat e Ndërmarrjes Rajonale të Rrugëve për të sistemtuar inertet që sillte përroi.

Ndërkohë që në vendngjarje, kanë shkuar edhe forcat e Policisë Rrugore, të cilat kanë disiplinuar dhe menaxhuar më tej, lëvizjen e automjeteve.

Ndërkaq, probleme ka pasur edhe në pjesët e sipërme të qytetit ku rrugët e gurta, kanë qenë tërësisht nën pushtimin e ujërave të padisiplinuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here