FOTO/Ambasadorja franceze kurioze për gjendjen e Teatrit Kombëtar

0
114

Ambasadorja e Francës në Shqipëri, znj. Christina Vasak, e shoqëruar nga këshilltari për bashkëpunimin dhe veprimtarinë kulturore, Patrick Cohen kanë vizituar ditën e dielë Teatrin Kombëtar në Tiranë dhe janë takuar me anëtarë të Aleances për Mbrojtjen e Teatrit (AMT).

Cështja e Teatrit Kombëtar shndërruar në një skandal madhor, ku toka publike i jepet një privati për shfrytëzim, denoncuar nga AMT dhe opozita në vend si një aferë e pastrimit të parave, po zgjon interes gjithnjë e më shumë dhe nga diplomatët e huaj pas deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të OSBE Greminger, që duhet respektuart ligji dhe Gjykata Kushtetuese.

Kujtojme se vizita e ambasadores franceze ndodh ne nje moment kur kohët e fundit ajo ka qënë mjaft kritike ndaj qeverisë Rama.

Shkruaj nje koment