FOTO/Bashkia Përmet rehabiliton infrastrukturën në fshatin Kutal

0
219

Bashkia e Përmetit vijon të financojë në përsosjen e infrastrukturës rurale në njësitë administrative në varësi të saj.

Sot ka startuar rehabilitimi i rrugëve të brendshme të fshatit Kutal. Bashkia, me fonde nga të ardhurat bën të mundur realizimin e projektit për rikonstruksionin dhe sistemimin e rrugëve të brendshme të fshatit Kutal dhe asfaltimin e segmentit që lidh këtë fshat me rrugën nacionale.

Punimet e nisura e që po vijojnë me intesitet, janë në vijim të investimeve të tjera të kryera në këtë fshat nga buxheti i bashkisë si përfshirë sistemimin dhe ndërtimin e kanalizimeve të ujërave të zeza në lagjet e fshatit Kutal dhe rindërtimi i pasarelës mbi lumin Vjosë.

Kryebashkiaku i Përmetit Niko Shupuli, shprehet për Jugunews.net se banorët e fshatit Kutal, meritojnë të ndihen komod me përmirësimin e infrastrukturës. Ndërkohë zoti Shupuli shprehu ambicien se investimet me fonde nga të ardhurat e Bashkisë do të vijojnë edhe në fshatra të tjerë tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here