FOTO/Bllokohet Kurveleshi, inertet izolojnë dy mijë banorë

Bllokohet rruga Tepelene-Kurvelesh duke shkaktuar izolimin e me shume se 2000 banoreve qe jetojne ne kete zone.

Shirat e shumta gjate nates se kaluar duke u gdhire dita e sotme, kane shkaktuar vershimin e inerteve nga lartesite duke krijuar bllokimin e ketij aksi. Ne vendngjarje deri ne keto momente nuk jane pare punonjes te Bashkise se Tepelenes per te nderhyre ne evadimin e inerteve.

Momentalisht aksi eshte teresisht i pakalueshem edhe per kembesoret.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment