Deputetët socialistë Cuci e Golemi dhe zv ministrja e jashtme Artemisa Malo, kishin zgjedhur këtë vit të kalonin festën e Pashkës Ortodokse, mes besimtarëve gjirokastritë.
Të tre ata e kanë pritur Ringjalljen e Krishtit, mes besimtarëve të shumtë gjirokastritë në katedralen e re “Ringjallja e Krishtit” në lagjen 11 Janari.
Të tre personazhet politikë me influencë të madhe në jug të vendit, përmes fotos shihen me qirinj në dorë që simbolizon riardhjen në jetë të Krishtit pas vdekjes.