FOTO/Deputeti Shehu, takim të ngrohtë me Jozef Daul e PPE në Strazburg

0
159

Deputeti Tritan Shehu, ka zhvilluar mjaft takime me personalitete europiane gjatë vizitës që po ndërmerr në Strazburg, në Asamblenë e Këshillit të Europës.

Një prej takimeve më impresionuese, ka qenë ai me Jozef Daul i cili mban postin e presidentit të Partisë Popullore Europiane. Zoti Shehu e ka njohur kreun e PPE, me zhvillimet e fundit politike në vend të cilat nuk qëndrojnë jashtë vëmendjes së forumit të Partive Popullore Europiane.

Deputeti i PD për Gjirokastrën Tritan Shehu, gjatë këtij takimi mjaft të ngrohtë dhe miqësor me Jozef Daul, i ka përcjellë këtij të fundit edhe përshëndetjet nga ana e kreut të PD Lulzim Basha si dhe nga lideri historik demokrat Sali Berisha i cili është edhe miku i tij personal.

Zoti Shehu ka ndarë me miqtë e tij këtë takim, përmes statusit të mëposhtëm të postuar në FCB.

TAKIM ME PRESIDENTIN E PPE-se, Z.JOSEF DAUL.

Nje takim shume te frutshem e miqesor realizova ne Strasburg me Presidentin e Partise Popullore Europiane, Z. Josef Daul.

Nje takim ku une i riprezantova Presidentit zhvillimet ne Shqiperi, rreziqet e medha qe qendrojne para demokracise sone e vendit ne teresi nga instalimi i Diktatures se Krimit.

I paraqita perpjekjet e medha qe po ben PD e kryetari Basha, ne mbrojtje te vlerave, te te drejtes, rruges sone europiane, te gjitha keto tashme te rrezikuara.

E njoha edhe me pregatitjet qe po behen per protesten e 27 janarit, si nje manifestim mbare popullor kunder varferise, papunesise, arbitraritetit, droges, krimit etj.

I transmetova pershendetjet me te ngrohta te zotit Basha dhe mikut te tij, zotit Berisha, te cilat ai mi ktheu me shume ngrohtesi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here