FOTO/Drejtori i RTSH “masakron” gjuhën shqipe

0
153

Drejtori i Përgjithshëm i RTSH Thoma Gëllci, i nevojitet “stërvitje” për të perfeksionuar më tepër gjuhën shqipe.

Në një status të hedhur në llogarinë e vet personale në rrjetin social FCB të datës 20 dhjetor, zoti Gëllci, anoncon daljen e paketës TV në rrjetin numerik tokësor të 6 kanaleve të RTSH dhe radiove.

Mirëpo në fjalinë e tij, ai ka konsumuar një lapsus në gërmën e katërt të fjalës “numëri” duke i dhënë dialekt juglindor dhe shkruar “numuri” cka është e papranueshme në fjalorin zyrtar e aq më tepër kur ky lapsus (nëse është i tillë) ka për autor kreun e TV më të madh mbarëshqiptar që mbahet nga taksapaguesit shqiptarë.

Në RTSH, ka redaktrorë emisionesh të cilët paguhen për retushimin e materialeve apo përshtatjen e teksteve me gjuhën e pastër shqipe.

Nuk do të ishte keq që zoti Gëllci, të konsultohej paraprakisht në të ardhmen, përpara se të hedhë në profilin e tij, statusin e radhës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here