FOTO/E FUNDIT !!!! Zgjidhet kreu i ri i PS Gjirokastër

0
174

Një piktor në krye të PS Gjirokastër.

Bëhet fjalë për Bledi Kacin, i cili është zgjedhur sot në krye të PS të Gjirokastrës.

Asambleja socialiste, është mbledhur mbasditen e sotme në selinë lokale të PS dhe ka zgjedhur unanimisht kryetarin e ri të saj. Të pranishëm në mbledhjen e Asamblesë Socialiste, kanë qenë zv Kryeministri dhe njëkohësisht Ministër i Bujqësisë Niko Peleshi, si dhe deputetët e zonës Bledi Cuci e Flamur Golemi.

Të gjithë anëtarët e kësaj asambleje, kishin rënë në një unison të përbashkët për të zgjedhur në krye të PS Gjirokastër, Bledi Kacin, pa kandidaturë alternative, kjo edhe për faktin e daljes në një kompromis të përbashkët të të gjithë faktorëve relevant në PS e Gjirokastrës.

Po kush është Bledi Kaci?

Kreu i ri i PS, është 43 vjec, i martuar me 2 fëmijë.

Është diplomuar për Artet Figurative në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë në vitin 1997 në degën pikturë-skuplpturë. Specializimet në fushën e artit figurative I ka të shumta si brenda apo jashtë vendit. Pjesmarrës shumë herë në ekspozitat e arteve figurative në vend dhe jashtë shtetit.

I takon brezit të ri të elitës së artistëve të arteve figurative në Gjirokastër. Momentalisht pedagog në Shkollën e Mesme Artistike “Feim Ibrahimi” në Gjirokastër.

Aktivitetin politik në PS e ka të hershëm që në auditoret e Akademisë së Arteve të Bukura në kryeqytet me angazhimin frontal në FRESSH.

Shumë aktiv në vitet e fundit në angazhimet në PS në Gjirokastër.

Rjedh nga një familje puro gjirokastrite me tradita intelektuale, nip i ish kreut të Bashkisë së Gjirokastrës në vitet 2000-2003 Murat Kaci.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here