FOTO EKSKLUZIVE/TMERR!!! Shpëtojnë nga mbytja, katër banorë të Valaresë

0
135

Bllokohen fshatrat e Lunxhërisë.

Tejfryrja e lumit Drino si pasojë e intensitetit të madh të rreshjeve të shiut, është shoqëruar me përmbytjen e zonës fushore në krahun lindor.

Prej orës 18:00 është bërë e pakalueshme rruga që të con për në fshatin Valare, Shën Todhër, Dhoksat, Nokovë, si dhe në të gjithë fshatrat e Njësisë Administrative të Lunxhërisë.

Forcat e PMNZSH kanë shkuar në vendngjarje, për të shpëtuar një automjet i cili kishte ngelur në Urën e Aznakut. Pasi shpëtuan nga mbytja katër persona që gjendeshin në brendësi të mjetit Mercedez Benz me targa TR4145BA, forcat e PMNZSH, kanë shoqëruar për në banesat e tyre personat që kishin për destinacion fshatin Valare.

Gjendja po shndërrohet në një kaos të vërtetë në luginën e Drinos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here