Këto foto, janë shenjë e dëshpërimit të thellë që ka mbërthyer LSI duke reflektuar tek pagatorët e Bashkisë së Gjirokastrës dhe institucioneve që varen prej saj, apo ndërmarrjeve të tjera publike në qark.
Punonjësit e Bashkisë së Gjirokastrës të kërcënuar nga kryebashkiakia Rami me bukën e gojës, nëse nuk do të merrnin pjesë në mitingun e sotëm, e kanë shfryrë zemëratën e tyre me mënyrën më të mirë sapo ka mbaruar mitingu.
Fotot janë fokusuar fill pas tubimit të sotëm elektoral të LSI në Sheshin “Cerciz Topulli” dhe simbolet e LSI, flamuj e parrulla, janë flakur në kazanin e mbeturinave jo larg vendit ku dëgjoheshin klithmat si në filmat rozë, “Forcë e parë, forcë e parë, forcë e parë”.
Respekti ndaj LSI, Ilir Metës dhe Tavos, është i barazvlefshëm me diciturën në foto.
Flamujt e kuq të LSI, i bëjnë shoqëri vezë të prishura, mbeturina të tjera urbane e bashkë me to si për ti vënë kapak edhe letrat e konsumuara higjenike.
Pamja bizarre me foto, është ekuinoksi i LSI para furtunës së 25 qershorit.