FOTO-FAKT/LSI mashtron me photoshop, nuk mbledh dot as 20 veta për një foto

Që LSI është në ditë të hallit, kjo nuk do shumë prova, por që të kërkonte ndihmën e photoshop-it, për të shumuar njerëzit për një grafit human, është tregues i qartë i vyshkjes së saj dhe mashtrim publik.

Në faqen zyrtare të LRI, një ditë më parë, është publikuar foto të shoqëruar me një status që ftonte njerëzit të votojnë nr 1 në fletën e votimit. Deri këtu ska asgjë sepse cdo subjekt politik, ka të drejtën e vet të kërkojë vota përmes formave të ndryshme.

Por photomontazhi i LSI, ishte kaq flagrant, saqë dhe një i moshuar me probleme me shikimin, do ta dallonte mashtrimin aspak me finesë.

Kjo foto është shkrepur në shkallët e Odeonit Koncertor në Bashtenë e Teqesë në Gjirokastër. LSI ka mbledhur aq të rinj saqë nuk formuan dot nr 1 pas tre gërmave të logos kapitale.

Është dashur që të rinjtë pjesë e formimit të gërmave, të krijonin vecmas me shpinën e tyre, nr 1 dhe më pas, me photoshop, ta bashkonin në një foto të vetme.

Mirëpo kjo nuk i ka shkuar në mendje “mjeshtrit” të photoshopit të LSI, pasi harroi elementët dallues që e nxjerrin zbuluar.

E para zbukurimi shumëngjyrës (e shenuar) në krye të odeonit që është një e vetëm dhe jo dy sic e ka mbjellë LSI dhe elementi i dytë, është një person i gjendur njëkohësisht në dy vende në të njëjtën foto (edhe kjo e shënuar).

Ky është hesapi i LSI në Gjirokastër sesa mbledh dhe sa i ikin, por kur kjo forcë politike mashtron me një foto të zakonshme duke kërkuar ndihmën e photoshopit, cmund të presësh nga premtimet e saj në fushatë ???

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment