FOTO-FAKT/Penalizim për Zamira Ramin, përdori bazën materiale të Ujësjellësit në tubimin elektoral të LSI

0
1510

Një shkelje tjetër është konstatuar sot nga institucionet publike në Gjirokastër.

Në tubimin elektoral të LSI në Sheshin “Cerciz Topulli”, janë përdorur asetet dhe baza materiale e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Gjirokastër.

Në bazë të urdhërit Nr 65 të Kryeministrit dhe të Këshillit të Ministrave dt 12 maj 2017, penalizohen institucionet që vendosin në përdorim të subjekteve elektorale në fushatën zgjedhore, bazën materiale.

Sipas këtij urdhëri ndalohet përdorimi i mjeteve, fondeve e materialeve të ndryshme pronë e administratës publike, si dhe burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike të cdo niveli, për zgjedhjet e 18 qershorit (ndryshuar më 25 qershor në bazë të marrëveshjes mes PS dhe PD).

Nga fotot që përcjell Jugunews.net duket prezenca e gjeneratorit të madh pronë e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve Bashkia Gjirokastër, si dhe punonjësve të saj të cilët ishin në gatishmëri për cdo rast.

Nisur nga kjo, kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami, ka shkelur haptazi urdhërin e Këshillit të Ministrave ndërkohë që Jugunews.net i bën thirrje Task-Forcës së ngritur me këtë rast më datën 2 qershor me vendim të Këshillit të Ministrave, të veprojë duke penalizuar përgjegjësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here