FOTO-FAKT/SKANDAL !! Dhunohet nga mitingashët e LSI, monumenti i Cerciz Topullit

0
1214

Ilir Meta dhe Vangjel Tavo, kanë provokuar rëndë sot, ndjenjat kombëtare të shqiptarëve.

Monumenti i heroit kombëtar Cerciz Topulli në sheshin që mban emrin e tij, ka qenë i dhunuar nga tre të rinj të LSI, të cilët kishin hipur në piedestal dhe prej andej valëvisnin flamujt e LSI. Kjo ngjarje është e paprecedentë dhe nuk është shënuar as në rekordet e mëparshme qysh prej vendosjes së kësaj statuje afro 80 vjet më parë.

Pushtues të cdo etnie kanë ardhur në Gjirokastër gjatë tetë dekadave, por askush nuk ka dhunuar krenarinë e gjirokastritëve, monumentin e Cerciz Topullit.

Ajo që ndodhi sot, i ka kaluar edhe pritshmëritë më eskaluese të një mendjeje antishqiptare.

Termi i njohur “Asgjë nuk ndodh rastësisht”, vërteton më së miri veprimin e sotëm të nxitur nga LSI, Ilir Meta dhe Vangjel Tavo.

Nuk është aspak rastësi që në mediat greke Vangjel Tavo flet për kërcënime hipotetike që po i bëhet minoritetit grek në jug të vendit.

Nuk është aspak rastësi që Ilir Meta dy ditë më parë, flet po në mediat helene kundër interesave shqiptare.

Edhe kjo e sotmja nuk është aspak rastësi, që tre të rinj të përdorur, dhunuan figurën emblematike të Cerciz Topullit gjatë mitingut elektoral të LSI dhe Ilir Meta e Vangjel Tavo, i shikonin me kërshëri, sesi përbuzej monumenti i krenarisë kombëtare.

Nëse kjo do të ndodhte në një vend tjetër vec Shqipërisë, organizatorët e mitingut, do të penalizoheshin, ndërsa këtu, Ilir Meta e Vangjel Tavo, jo vetëm kaq, por “frymëzojnë” mitingashët e tyre, për armatosje dhe vëllavrasje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here