FOTO/Festa e Fiter Bajramit në Gjirokastër

0
244

Besimtarët myslimanë gjirokastritë sot kremtojnë festën e Fitër Bajramit. Pas Muajit të shenjtë të Ramazanit, ceremonia e festimit të kësaj feste myslimane filloi mënjesin herët me faljen e namazit të mëngjesit.

Qindra besimtarë myslimanë kanë marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me këtë rast në Pallatin e Sportit ku myftyu i Gjirokastrës Armand Islami, i është drejtuar atyre me mesazhin e tij, duke thënë se kjo festë duhet të shfaq unitet në mes të njerëzve pa dallim.

Kjo ditë është ditë e unitetit, prandaj duhet të shfaqim unitetin në familje dhe me njerëzit e shoqërisë sonë-është shprehur Islami.

Besimtarët e pranishëm u shprehën të gëzuar për festimin e Fitër Bajramit, kështu duke uruar njëri-tjetrin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here