FOTO/Fillon ndërhyrja në terren tek Kodra e Shtufit, Rami po rikthejmë normalitetin

0
127

Ka startuar sot në terren, zbatimi i rekomandimeve të lëna nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, për stabilizimin e zonës ku ndodhi rrëshqitja në lagjen “Kodër e Shtufit”.

Pas ndërhyrjes së parë për disilpinimin e ujrave sipërfaqësorë, specialistët e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve të Gjirokastrës, po vjojnë punën intensivisht në terren për t’a kthyer situatën në normalitet të plotë.

Për Jugunews.net kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami, shprehet se sondimet gjeologjike dhe analizat laboratorike u kryen në disa pika për të patur garanci dhe siguri në ndërhyrjet që janë parashikuar. Rehabilitimi i zonës dhe normalizimi i situatës janë prioriteti i punës sonë dhe kjo falë angazhimit maksimal të Bashkisë së Gjirokastrës cka do të ofrohet zgjidhje për shqetësimet e banorëve dhe siguri për jetët e tyre-është shprehur zonja Rami.

Shkruaj nje koment