FOTO/Futbollisti i Këlcyrës që bëri për spital kundërshtarin e tij sot në mesditë

0
160

Një incident i rëndë u regjistrua ditën e sotme gjatë ndeshjes të Kategorisë së Dytë, mes Këlcyrës dhe Maliqit. Futbollisti i Këlcyrës, Aristidh Çoli dhunoi barbarisht lojtarin e Maliqit me iniciale A.XH, i cili momentalisht ndodhet në spitalin e Gjirokastrës, pas goditjes së rëndë që mori në nofull.

Kujtojmë që Çoli rezulton një person me precedent, teksa 2 javë më parë, ekzaktësisht më 15 tetor, u arrestua nga Policia së bashku me 4 persona të tjerë, teksa ushtronin në mënyrë të paligjshëm lojtar e fatit në Përmet, në një banesë të marrë me qira, teksa janë kapur në flagrancë duke luajtur poker.

Gjithashtu, Çoli sezonin e kaluar është dënuar disa herë nga Komisioni i Disiplinës për dhunë ndaj kundërshtarëve, teksa rezulton se mbrojtësi i Këlcyrës është një dhunues i rregullt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here