FOTO/Gjendet i mbytur në Vjosë 17 vjecari nga Këlcyra

0
180

Një 17-vjeçar është gjetur i mbytur në rrjedhën e lumit Vjosë mëngjesin e sotëm.

Burimet nga grupi hetimor saktësojnë për Jugunews.net se trupi është i 17 vjecarit Matia Rizallari, banues në fshatin Bedyqas në Këlcyrë. Ai u gjet mëngjesin e sotëm poshtë urës së Dragotit pas 24 orë kërkimesh nga ana e të afërmve dhe familjarëve.

I ati i këtij të fundit vuri alarmin në Stacionin Policor të Këlcyrës në orët e vona të darkës së të dielës, kur i biri i tij, nuk ishte kthyer ende në banesë dhe kur shoku i tij denoncoi në polici për humbjen e 17 vjecarit.

Ata kishin shkuar në lumë për t’u larë por mesa duket Matia, nuk i rezistoi dot rrymës së Vjosës dhe u mbyt. Prej të dielës familjarët kanë kërkuar trupin e pajetë të 17 vjecarit ndërkohë që mëngjesin e sotëm, ai është gjetur poshtë urës së Dragotit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here