FOTO/GJIROKASTER/ Reagon deputeti Shehu:Libohova e braktisur nga Rilindja.

0
149

Gjendja e vështirë e qendrave shëndetësore, mungesa e fondeve, laboratorëve të analizave dhe braktisja e popullatës që nuk kanë mundësi të marrin shërbimin e duhur shëndetësor kanë qenë kryefjala e reagimit të deputetit të PD Tritan Shehu.

Në statusin e vet në Facebook, deputeti Shehu pohon se “Libohova është e braktisur nga Rilindja edhe pse në krye të saj qëndron një mjeke”. Ai e cilëson si katastrofale gjendjen e sistemit shëndetësor në këtë bashki, banorët e të cilës nuk kanë mundësi të kryejnë analizat.

“Gjithçka që ofron Rilindja janë vetëm fasada dhe keqpërdorim I fondeve të Check –up”, pohon në reagimin e vet deputeti Shehu, duke sjellë si shembuj ilustrues fotot e Qendrës Shëndetësore në Nepravishtë.

Reagimi I plotë I deputetit Shehu.

“Libohova e braktisur nga Rilindja dhe Kryetarja e saj e Bashkise,,mjeke ne profesion.
Gjendja e sistemit shendetesor ne ate Bashki eshte katastrofale.
Ne Libohove kryhet vetem analiza e urines.
Ne Zagori, Labove etj qendrat shendetesore te shkaterruara.
Mjekja, pergjegjese per fshatrat, “struket” ne qender te Bashkise, pavaresisht nevojave te medha te popullates diku me larg.
Per ta ilustruar cfare po shkruaj mjafton te publikoj fotot e Qendres Shendetesore te Nepravishtes, shume afer zyres se Kryetares-mjeke kjo.
Po pak me larg cfare do te gjesh- asgje, vetem braktisje!
Kjo eshte Rilindja e Libohoves, qe vecse po nderton fasada, si dhe po keq perdor fondet per Check up- famekeq e korruptiv”.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here