FOTO/Gjirokastriti me gruan dhe fëmijët, arrestohet pasi u kap me drogë në Tri Urat

0
151

Kontrollorët e Policisë Kufitare në Pikën e “Tre Urave” në Përmet, kanë zbuluar një sasi marijuane e destinuar për në tregun grek. Poseduesi i saj, u arrestua në vend, ndërkohë që sasia narkotike u sekuestrua e më pas materialet i shkuan për ndjeje penale, organit të akuzës në Përmet ndaj poseduesit të saj.

Në orët e vona të mbasdites së të shtunës, automjeti tip Ford ngjyrë gri me targa AA190CN u paraqit në Pikën Kufitare të Tri Urave për të kaluar drejt Greqisë. Njëri prej kontrollorëve fizik të mjeteve, dyshoi për prezencë marijuane në zonën e poshtme të automjetit. Drejtuesi i mjetit Joan Haska 26 vjec nga qyteti i Gjirokastrës, ka shfaqur panik gjatë kërkesës së kontrollorit për të ushtruar kontroll të imtësishëm në zonën poshtë sediljeve në pjesën e jashtme të autoveturës. Dyshimi i kontrollorit, qëlloi i vërtetë pasi sasia e kanabisit prej 13.5 kg, qëndronte e fshehur në një vend të përshtatur në shasinë e mjetit.

Pas zbulimit të sasisë së mallit narkotik të dyshuar për t’u trafikuar në Greqi, gjirokastriti 26 vjecar u arrestua menjëherë nga forcat e policisë. Ai shkonte drejt Greqisë në shoqërinë e bashkëshortes dhe dy fëmijëve minorenë.

Rasti i sotëm tregon gatishmërinë dhe efektivitetin e kontrollorëve policorë të Pikës Kufitare të “Tre Urave” në Përmet pasi edhe më parë, janë kapur sasi të ndryshme marijuane në tentativë për t’u trafikuar në Greqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here