FOTO/Grabitet kisha në fshatin Krinë, autorët në arrati

0
64

Një tjetër kishë ka rënë pre e grabitësve. Këtë radhë bëhet fjalë për kishën ortodokse në fshatin Krinë në Antigone të Gjirokastrës.

Jugunews.net mëson se persona të paidentifikuar janë futur në këtë kishë dhe kanë grabitur arkën ku depozitoheshin te hollat qe hedhin besimtaret ne ditet e meshave.

Arka është gjetur më pas e hedhur në një përrua pranë kishës, por ende nuk dihet nëse autorët kanë arritur t’i marrin paratë që ndodheshin brenda saj. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Ky është rasti i parë i grabitjes së kishës së Krinës.

Shkruaj nje koment