FOTO/Ja 7 deputetët që votuan kundër rezolutës

0
123

Rezoluta kundër zhdekretimit të presidentit Ilir Meta për rrëzimin e datës së zgjedhjeve më 30 qershor, në Parlamentin Shqiptar, ka kaluar parashikimet e votave nga socialistët dhe “opozita” e parlamentit.

Jugunews.net mëson se disa minuta para votimit kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe Elisa Spiropali, mblodhën deputetët e “opozitës” dhe u kërkuan të votonin pro rezolutës duke perhapur panik se Meta në orën 17:00 në një dalje të paralajmëruar, do të shpërndante me një dekret të ri Kuvendin e Shqipërisë.

Kjo krijoi panik mes deputetëve “opozitarë” dhe shumë prej tyre i’u bashkuan vendimit të grupit parlamentar socialist me një raport total prej 100 vota pro dhe 7 kundër.

Në votat pro bie në sy vota e Ediola Brahas, deputetes së re që zëvendësoi në listën e LSI së Qarkut Gjirokastër Vangjel Tavon pas dorëzimit të mandatit.

Ndërkohë që krejt kundër ka votuar deputetja e Përmetit që zëvendësoi mandatin e lënë nga ish deputeti demokrat Tritan Shehu, Fatjona Dhimitri.

Mes deputetëve që votuan kundër ishin edhe Lefter Maliqi, Elda Hoti, Klajdi Qama, Artur Roshi, Vasil Sterjovski dhe Besnik Troiplini.

Ndërsa deputeti Ralf Gjoni, ish krahu i djathtë i Ilir Metës edhe pse u shpreh kundër rezolutës gjatë fjalës së tij, mungoi në çastin e votimit. Në votim munguan edhe Rudina Hajdai, Tom Doshi, Erion Piciri, Edlira Hyseni, Adriatik Alimadhi, Amra Barova, Suzana Topi dhe Fatmir Velaj.

Shkruaj nje koment