FOTO/Ja sesi ka qenë Viroi dhe Vjosa në vitet ’30-’40

0
94

Foto shumë të rralla të Viroit dhe të lumit Vjosa të shkrepura nga italianët në vitet ’30-;40.

Në atë periudhë italianët kanë ndërtuar vepra të ndryshme kryesisht infrastrukturën rrugore në jug të vendit dhe jo vetëm.

Fotot që ekspozohen për herë të parë, tregojnë rjedhën e Mëmës së Viroit dhe lumin Vjosë në Tepelenë aty ku degëzohet Drino.

Prej fotove mësohet se në cfarë rrjedhe kanë qenë në ato vite, lumi i Vjosës dhe burimi i Mëmës në Virua.

Ndërkohë që liqeni i apo ujëmbledhësi i Viroit, u krijua në fund të viteve ’60 dhe kishte për synim përvecse krijimit të një vendi atraksioni për gjirokastritët edhe si depozitë uji për ujitjen e tokave bujqësore.

Ndërsa sot Viroi po derdhet jashtë zonës së vet, kur 1 muaj më parë, shtrati i tij ishte ietur për ujë nga thatësira e verës.

Shkruaj nje koment