FOTO/Ka ndodhur sot në Kalivac, policia i gjen kanabis në banesë, gruas 69 vjecare i bie infarkt

0
179

Zbulohet kanabis, në banesën e një pensionisteje në fshatin Kalivac. Plot 144 kg kanabis, janë zbuluar në banesën e D.B. në fshatin Kalivac në veri të Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm kur forcat e Policisë së Tepelenës, mësynë në fshat pas informacioneve që kishin marrë nga terreni të cilat u vërtetuan me zbulimin e sasisë narkotike. Kjo e fundit, gjendej brenda 11 thasëve plasmasi të cilat ishin fshehur në dy fuci plastike. Policia sapo e ka zbuluar lëndën narkotike, dhe pasi ka mësuar se gruaja 69 vjecare ajo vuante nga rrugët koronare, i kanë komunikuar se do të hetohet në gjendje të lirë.

Gruaja pensioniste, për pak ditë do t’i nënshtrohet një operacioni në zemër cka u tolerua nga policia duke mos e arrestuar por hetuar në gjendje të lirë.

Materialet  i kaluan  Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here