FOTO/Koha e keqe godet Luftinjën, banorët pa korrent dhe të izoluar nga dëmtimi i rrugëve

0
235

Banorët e Njësisë Administrative të Luftinjës pjesë e Bashkisë së Memaliajt, prej dy ditësh po privohen nga mungesa e energjisë elektrike. Shkak është bërë koha e keqe me shi dhe erëra të forta cka ka dëmtuar një pjesë të linjave të cilat në mot të tillë, janë të parezistueshme.

Mjaft prej shtyllave në zonën e ish fabrikës së tullave si dhe afër sektorit të tretë në ish minierën e qymyrgurit, pothuajse kanë prekur tokën. Të gjendur përballë kësaj situate, punonjësit e OSHEE kanë zbritur në terren për të ndërhyrë me qëllim rikthimin sa më parë të energjisë së munguar.

Një tjetër problematikë është edhe dëmtimi i insfrastrukturës rrugore në këtë ish komunë cka ka sjellë problem në qarkullimin e automjeteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here