FOTO/Kryeministri Rama, surprizë për ish kryebashkiakun Flamur Bime, si dhe një haber i ri

0
228

Ish kryebashkiaku i Gjirokastrës Flamur Bime, ka pasur vëmendjen e kryeministrit Edi Rama me rastin e ditëlindjes së tij një ditë më parë.

Kreu i qeverisë shqiptare, përmes sekretarit të tij personal për cështjet e protokollit, i ka dërguar personalisht zotit Bime, dhuratën e tij të personalizuar një shishe verë të kuqe dhe një kartolinë ku e ka uruar për ditëlindje.

Dhuratën zoti Bime e ka marrë mesditën e sotme dorazi nga sekretari personal i kreut të qeverisë shqiptare, i cili udhëtoi posacërisht nga Tirana në drejtim të Gjirokastrës për t’i dorëzuar dhuratën ish kryebashkiakut të Gjirokastrës.

Lëvizja e fundit e Ramës, tregon një qasje të re ndaj ish kryebashkiakut Bime i cili ka qëndruar në hije tek PS e Gjirokastrës qysh prej largimit nga posti i Prefektit të Qarkut të Gjirokastrës, në nëntor të vitit të kaluar.

Krahas dhuratës së sotme të kryeministrit Rama ndaj Zotit Bime, kryeministri ka edhe një surprizë tjetër për ish kryebashkiakun gjirokastrit i cili shihet si kandidaturë drejtuese në një prej institucioneve të rëndësishme në vend, si dhe ridimensionimin e tij në PS.

Zoti Bime ka mbajtur për 12 vjet postin e kryetarit të Bashkisë Gjirokastër në vitet 2003-2015 ndërsa dy vjet ka mbajtur postin e prefektit të Qarkut Gjirokastër 2015-2017.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here