Drejtoria Rajonale e Punësimit, ka mbjellë sot 20 fidanë shegë në Parkun Natyror të Viroit ndërkohë që nuk dihet nëse është konsultuar kjo drejtori me specialistët e Drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë e Gjirokastrës për këtë ndërhyrje.
Pathosi i sotëm për këtë “vepër” të shkëlqyer nga “duarartat” e Drejtorisë së Punësimit, nuk ka kaluar pa një promocion “very important” prej adminit të kësaj drejtorie a thua se Viroi lëngonte dhe kërkonte ndihmë nga ata që paguhen për të punësuar të papunët.
Kryeministri Rama muaj më parë ka lënë porosi për clirimin e administratws publike prej militantëve të LSI.
Një prej institucioneve ku LSI ka bërë “llogje pazari” është pikërisht kjo drejtori.
Raporti është 3/2 në favor të LSI ndërkohë që socialistët enden rrugëve duke lypur punë.
Si për ironi, sot në foto që ka publikuar Drejtoria Rajonale e Punësimit shfaqen “kryelartë” të besuarit e LSI dhe deputetit Tavo.
Me shigjetë të kuqe janë punonjësit e mbrojtur nga LSI në periudhën 2013-2017 dhe që sot qëndrojnë ende në punë.
Nuk dihet nëse kanë kapërcyer ylberin para apo pas këshilltarëve të LSI në Këshillin Bashkiak.
Gjithësesi kjo është punë e PS dhe lidershipit të PS apo deputetëve të PS për të mbajtur në punë LSI-stat dhe tallur socialistët që enden rrugëve jo si qen, po si zgjebarakë të zhgënjyer.