FOTO/Kushtet skandaloze të transportit të qumështit të “Gjirofarm”

0
175

“Kur transportohet për në qendrën e trajtimit ose përpunimit temperatura e qumështit të ftohur nuk duhet t’i kalojë 10 gradë C, nëse qumështi nuk është grumbulluar brenda dy orëve nga mjelja”…

Kështu thuhet në Kreun 3 të Ligjit Nr 9441 “Për Prodhimin, Grumbullimin, Përpunimin dhe Tregtimin e Qumeshtit dhe të Produkteve me Bazë Qumështi.

Por, fotot që publikon AlertNews.al Shoqatë për Mbrojtjen e Konsumatorit, tregojnë një rast krejt të kundërt.

Fotot janë shkrepur javën e kaluar në aksin Tepelenë-Gjirokastër, siç shkruan denoncuesi. Në fotot duket qartë automjeti i kompanisë Gjirofarm me rimorkio, mbi të cilin vihen re disa bidona plastik, të mbushur me qumësht, që mund të jenë marrë në fermerë të ndryshëm, me të cilët, kompania në fjalë ka marrëveshje. Por, a janë të përshtatshëm këta bidona plastik, nën efektin e diellit e në temperatura të larta, ndërkohë që në asnjë rast, qumështi nuk duhet të kalojë 10 gradë celsius.

Duke mirëkuptuar terrenin e maleve të Tepelenës dhe Gjirokastrës, ndoshta dhe sasinë e qumështit, ndoshta është e pamundur të dërgohen mjetet e mëdha, bote me cisterna inoksi e që ruajnë temperaturën. Por, një kompani që pretendon standarde, a është normale që të transportojë qumësht me bidona plastik e veçanërisht në kushte të temperaturave të larta?

Po inspektorët e AKU në Tepelenë, nuk e rastisin ndonjë herë këtë situatë transporti?

Burimi: AlertNews.al / Qendra ALERT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here