FOTO/KZAZ në Libohovë kapet me shkelje të rëndë

0
51

Votimet e të nesërmes në Libohovë mund të quhen të pavlefshme. Kjo për faktin se sekretari i KZAZ nr 79, nuk është banor i zonës dhe ky handikap do të penalizojë fitoren pa kandidat rival të Luiza Mandit.

Neni 32 i Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë përcakton shumë qartë penalitetet ndaj pjesmarrjes së sekretarit apo anëtarëve të KZAZ-ve.

Në pikën 2 gërma Ç, është e qartë se sekretari apo anëtari i KZAZ, shkarkohet nga detyra kur nuk është banor i zonës ku zhvillohen zgjedhjet.

Sekretari i KZAZ në Libohovë, është Sami Shameti jurist në Kadastrën e Gjirokastër dhe banues në lagjen “Palorto” në Bashkinë Gjirokastër.

KQZ apo sic është quajtur ditët e fundit si celula socialiste nga ana e presidentit Ilir Meta, ka dijeni të plotë për këtë shkelje të rëndë të nenit 32 të Kodit Zgjedhor por nuk ka vepruar deri më sot pasi sic dihet këto votime vetë i organizojnë, vetë i menaxhojnë dhe vetë do t’i numërojnë njerëzit e Rilindjes.

Shkruaj nje koment