Një shkëndijë elektrike, ka rrezikuar një apartament në lagjen 18 Shtatori.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës dhe kanë qenë banorët e pallatit që ndodhet në rrugën “George Soros”, ata që vendosën në alarm Repartin Zjarrëfikës.
Punonjësit e Zjarrëfikëses, kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, cka bërën të mundur lokalizimin e flakëve të zjarrit që në origjinë.
Sipas grupit hetimor, shkak ka qenë një shkëndijë e në linjës rrymëpërcjellëse si pasojë e tejngarkesës që ka pësuar linja e pallatit ku gjendej apartamenti në katin përdhes.
Forcat zjarrëfikëse kanë ardhur me urgjencë në vendngjarje dhe falë kësaj, arritën të ndalin furinë e flakëve në zona të tjera të pallatit katër katësh.