Ornitologët në Fier po përgatiten për kthimin e shpendëve shtegtarë të rrallë gjatë pranverës duke iu mundësuar atyre qëndrim gjatë kësaj kohe. Nisur nga kjo , së fundmi janë instaluar në Fier në shtyllat e tensionit platforma folezuese për shpendët. Aktualisht ekzistojnë katër platforma të tilla në Fier dhe Gjirokastër ndërsa synohet të vazhdojë kjo shtrirje edhe më tej. Ruajtja dhe kujdesi ndaj këtyre specieve është një domosdoshmëri për të mos i lejuar të zhduken.
