FOTO/Lazaratasit, leksion gjirokastritëve: Ne mbjellim pemë !

0
161

Lazaratasit e duan gjelbërimin, njësoj sa jetën e tyre.

Në ditën kombëtare të gjelbërimit, banorët e fshatit Lazarat, kanë investuar për mbjelljen e fidanëve për t’u vendosur përgjatë rrugës hyrëse drejt qendrës së kësaj Njësie Administrative.

Punonjësit e Agjencisë së Shërbimeve Publike në Bashkinë e Gjirokastrës, ishin ata që i vendosën fidanët anës rrugës gjatë ditës së sotme. Kjo nismë është shembull dhe leksion që vjen nga Lazarati për këdo banor në Bashkinë e Gjirokastrës, sesi komuniteti duhet të investojë për një mjedis të gjelbëruar dhe dekorativ.

Shkruaj nje koment