FOTO/LIBOHOVE/ Mashtrimi i ministres Kumbaro me shtëpinë e Avniut

0
172

Punimet për ndërtimin e qendrës së re të qytetit të Libohovës kanë ndëzur debatet në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Pak ditë më parë mënyra e zhvendosjes së bustit të Avni Rustemit shkaktoi reagime të forta qytetare, ndërsa Bashkia Libohovë doli me një kundërpërgjigje në faqen e vet të fb ku shpjegonte pse-në e atij veprimi dhe duke premtuar se gjithçka bëhet për një të mirë më të madhe.

Por PD Libohovë risjell në vëmendje mungesën e mbajtjes së premtimeve për nderimin e figurës së Avni Rustemit. Edhe pse që prej fillimit të mandatit të parë qeverisës u premtua rikonstruiksioni I kësaj banese nga ministrja Kumbaro, banesa e tij vijon të jetë po aq e braktisur sa edhe 4 vite më parë.

Statusi i PD Libohovë

Per ata qe u ndien keq per imazhin qe beri publikimi i fotos se perdhosjes se bustit te Avni Rustemit dhe sidomos per ata qe kane genjyer sistematikisht ne lidhje me banesen e tij, qe sot eshte ne kete gjendje, po risjellim ne kujtese premtimet e pambajtura, aksionet e harruara te pastrimit per reklama zgjedhore, shkrimet ne media dhe madje edhe kujtimet e Haxhi Kroit qe deshmon se si ia dogjen vete partizanet shtepine Avniut gjate luftes, vetem sepse nje prej niperve te tij qe banonte aty, zgjodhi te ishte nacionalist dhe jo komunist. 
Figura e Avni Rustemit kerkon ridimensionim per t’u pastruar njehere e mire nga cdo lloj spekulimi dhe keqperdorjeje.
Atyre qe u dhemb e djeshmja duhet te turperohen nga e sotmja!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here