Momenti kur kryeministri britanik David Cameron njoftoi në një konferencë për shtyp në Downing Street dorëheqjen nga posti që mbante prej 3 vitesh ishte padyshim emocionues për çiftin Cameron.
Gjatë gjithë fjalës së tij, Cameron nuk e fshehu dot emocionin kur me zë të dridhur tha se ndihet krenar që i ka shërbyer Britanisë së Madhe.
Në krah të tij, bashkëshortja Samantha Cameron nuk i përmbajti dot lotët, shkruan Daily Mail.
Pas përfundimit të konferencës, Cameron nuk pranoi pyetje nga gazetarët dhe u fut brenda pasi i dha dorën gruas së tij.