FOTO/Pamje shokuese, qen të ngordhur rrugës për në kala, turistët e huaj pa fjalë

0
206

Qen të ngordhur rrugëve të Pazarit Karakteristik

Pamje shokuese nga Pazari Karakteristik i Gjirokastrës. Qen të ngordhur rrugës për në kështjellën e qytetit. Turistët janë ndeshur dje me një pamje tmerruese në mes të ditës kur qentë e ngordhur qëndronin në kanalin përbri rrugës që të con drejt Dunavatit poshtë tunelit.

Shumë turistëve të huaj u ka bërë përshtypje qeni i ngordhur anës rrugës i cili nuk ishte evaduar nga punëtorët e komunales. Madje disa prej turistëve kanë tentuar që të kryejnë vetë punën e punonjësve të pastrimit por nuk kanë patur mjete të nevojshme për të larguar endacakun e ngordhur që përvec pamjes shokuese që ofronte, kutërbonte erë mbytëse.

Gjirokastra e UNESCO-s të ofron edhe pamje të tilla ndërkohë që taksat për pastrimin e rrugëve dhe mjediseve të përbashkëta, u vilen qytetarëve cdo muaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here