FOTO/Përkujtohet 76 vjetori i çlirimit të Përmetit

0
170

Permeti sot ka perkujtuar 76 vjetorin e clirimit nga pushtuesit e huaj.

Ne ceremonine e organizuar me kete rast, ka asistuar prefekti i Qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj, kryetarja e Keshillit te Qarkut Lindita Rova, kryetarja e emeruar e Bashkise se Permetit Alma Hoxha.
Në fjalën e tij, prefekti i Qarkut si dhe kryetarja e Keshillit te Qarkut Lindita Rova, theksuan ne fjalen e tyre pershendetese se 13 shtatori do të kujtohet brez pas brezi si dita e revoltës së bashkuar të përmetarëve ndaj pushtuesve nazi-fashistë, një ngjarje e shënuar jo vetëm për popullin e Përmetit, por edhe për Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare të popullit tonë. Roli i brigadës së VI sulmuese e formuar në qytetin e Përmetit ishte i madh, për kontributin e çlirimit të këtij qyteti dhe më gjerë.
Zyrtaret me te larte vendore shprehen mirënjohjen, respektin, përuljen ndaj gjithë dëshmorëve të Përmetit dhe të Shqipërisë që dhanë jetën për lirinë e atdheut, si dhe theksoi se me rastin e vitit jubilar të 75-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë do të zhvillohen aktivitete kulturore-artistike në rang qarku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here