FOTO/”Përrallat” në Gjirokastër, nuk ka trafik të qënieve njerëzore në Shqipëri

0
138

Plani i Veprimit të Komitetit Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Personave për 2019, ishte fokusi i takimit të zhvilluar sot në Prefekturën e Qarkut Gjirokastër.

Takimi i cili synon parandalimin e fenomenit të trafikimit të qënieve njerëzore, u zhvillua mes Drejtorisë së Çështjeve Vendore dhe Prefekturave në Ministrinë e Brendshme, si dhe instancave lokale ligjzbatuese si Prefektura Gjirokastër, Drejtoria Vendore e Policisë, Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit, Drejtoria e Shërbimit Social etj.

Drejtoresha e Ceshtjeve Vendore dhe Prefekturave në Ministrinë e Brendshme Alma Mele bëri me dije se në Shqipëri fenomenti i trafikimit të qënieve njerëzore nuk paraqet shifra alarmante, megjithatë sipas saj është e nevojshme të ndërmerren masa për ta parandaluar si fenomen.

Më tej zonja Male tha se nevojitet një bashkëupim i ngushtë ndërmjet strukturave përkatëse rajonale për identifikimin dhe parandalimin e rasteve të shënuara.

Nga ana tjetër edhe prefekti Astrit Alia bëri me dije se në Qarkun e Gjirokastër fenomeni i trafikimit të qënieve njerëzore paraqitet në nivele të ulëta, megjithatë shtoi ai ky fenomen përbën një sfidë për shoqërinë dhe për këtë duhet angazhim i të gjithë aktorëve përgjegjës për ta minimizuar.

Komiteti Rajonal kundër trafikimit të personave në cdo qark mblidhet nje herë në tre muaj dhe ka si qëllim identifikimin e problemeve parësore ne nivel qarku në përputhje me Strategjinë e Luftës kundër Trafikimit të Personave, marrjen e masave për mbrojtjen e individëve dhe grupeve të rrezikuara nga trafikimi sidomos ndaj grave dhe fëmijëve, etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here