FOTO/Përurohet Tregu i ri Industrial, tregtarët ambulantë vlerësojnë investimin e Bashkisë Gjirokastër

0
139

Përurohet Tregu i ri Industrial në Gjirokastër. I përqëndruar në zonën rrethuese pranë territorit të Spitalit Rajonal, Tregu Industrial, plotëson parametrat dhe kushtet e nevojshme për cdo shitës ambulant që deri më dje qëndronte në trotuare apo dhe rrugë.

Kryetarja e Bashkisë Zamira Rami e shoqëruar nga nënkryetari Vangjel Muco dhe shefja e kabinetit Freskida Cako, kanë kontaktuar nga afër me tregtarët ambulantë në qendrën e re tregtare e cila figuron të jetë nga më modernet në vend.

Kushtet e këtij tregu u krijojnë mundësi të volitshme tregtimi, për cdokënd që do të shesë kundrejt një tarife prej 6000 lekësh në muaj duke garantuar mallin të magazinuar, korrentin, dhe ajo cfarë shtë më kryesorja, një shërbim cilësor për konsumatorët.

Kryebashkiajka Rami është falenderuar nga tregtarët ambulantë për investimin e kryer madje ka marrë vlerësime edhe nga ata tregtarë ambulantë skeptikë që deri para pak kohësh, refuzonin të ushtronin aktivitetin e tyre brenda këtij tregu.

Nga ana e vet zonja Rami, ka garantuar tregtarët ambulantë se Bashkia do të përmbushë të gjitha kushtet që do të kërkohen nga vetë ata në të ardhmen me qëllim, funksionimin normal për një shërbim model ndaj konsumatorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here