FOTO/Prefekti Aliaj dhe kryebashkiakia Rami, inspektim zonave pas përmbytjeve

0
145

Prefekti i Qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj ka vizituar dje dhe sot familje të prekura nga përmbytjet për të dëgjuar nevojat e tyre dhe për të kontribuar me ndihma ekonomike në minimizimin sadopak të këtyre dëmeve.
Me anë të mobilizimit të Forcave të Detashmentit të Mbrojtjes, është bërë e mundur ndërhyrja për pastrimin dhe lehtësimin e dëmeve në një prej familjeve, shtëpia e të cilës ishte e bllokuar nga balta.

Ndërhyrje emergjente do të realizohet në të dy pritat e përroit të Ficos dhe atij të Çullos për pastrimin e shtratit duke filluar nga dita e nesërme nga ana e Bashkisë Gjirokastër.
I shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë Zamira Rami, prefekti Aliaj, ka përmbyllur ciklin e inspektimeve në ambjentet e Spitalit Rajonal “Omer Nishani” për të parë nga afër gatishmërinë e këtij institucioni në përballimin e emergjencave si ato që përjetuam javën e kaluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here